Ka studiar ne Akademine e arteve te bukura, dega Kanto. Thotë për veten: "Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë". Nuk i është dashur të punojë, pasi të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes privat. Nëna është familja e tij e vetme. Prindërit janë ndarë që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të ndjehet jo shumë komod. E ëma mundohet t’ia bëjë jetën sa më të lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej. Seldi pëlqen jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri.