Më mbaj mend (për 1 muaj)

Të Shenjët E Patën Pavarësinë

Shqipëri janë gjitha trojet
Nga i shkeli Arbëria
Kot mashtrohen uzurpatorët
Mbi to të drejtë kanë shqiptarët
Ja u dhuroj,vet Perëndia



Këtë e ditën Fuqitë e Mëdha

E ke të njohur Evropë moj mike
Tërë hapësira gjeografike
ku flitej gjuha shqipe
,ishte Shqipëri etnike.


Me ardhacak e Supërfuqi
Na bënë padrejtësi
nëpër histori
se tokën tonë e kishin lakmi.



Pesë shekuj robëri
në çdo cep të tokës
ku quhej Shqipëri
na pushtuan mbretër
vezir e spahi.

Por shqiptari,qëndresë bëri
kurrë se lëkundi dushmani
nuk u tremb nga Romani,as Veneciani
as turk Sulltani,as shkja dushmani

Na i pushtuan fusha
lumenjë e dete
na ndanë nëpër vilajete
mbi ne vërsulen,sulme e tërmete

Tokën tonë,donin të e sundonin vet
donin të na linin analfabet
pa pushtet
pa emër e identitet.

Shqiptarët u pushtuan
por nuk u nënshtruan kurrë
u betuan në zot
komb edhe Flamur.


Tytën ia zbrazën
pashait,krajlit,e bejt
në mbrojtëjen e atdheut
burra,gra, të moshuar e të ri
Sakrifikuan për një Shqipëri

E ngjyrën e gjakut
ia dhuruan dheut
Nuk lejuan të na rrëmbenin
Tokën e Skënderbeut

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
sakrifikuan jetëra
të na e sjellin Lirinë

Për të shejtën
jemi djegur e vra
ledhatoheshin pushtuesit
me Fuqitë e Mëdha
Me na nda e përqa


Shqiptarët trima,e mendjehollë
më 1912, mu më 28 nëntor
Lirisë i vuan kurorë
Në Sheshin e kuq në Vlorë

Shqiptari në çdo vis,thërriste shqiptarin
Pavarësisë të i shkruaj kalendarin
Së pari shpërtheu nga gëzimi
trimi,Isa Boletini

kaloj fusha ,dete,malin
të përgëzoi Ismajl Qemajlin
gëzimi e ndezi,sikur furrën
ra në gjunjë,puthi Flamurin
i dhanë besën,burri-burrit
se lëmë kombin,nën këmbë t'kaurrit

U shkri një Shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
jeton në dritë të bardhë

Shekulli vjetrohet
por të njomet gjaku
Shqipëri nënë e dashur
Liri të frymon pragu

Je më e bukura
në tërë dunjanë
gjithë shqiptarët
të kanë Nënë

Kah i kanë ndarë
me dhunë shqiptarët
kanë lindë,e lindin
Adem Jasharët
Lindin e vdesin,për nderë të kombit
Me bekimin e vendit,popullit dhe Zotit
Dy herë në histori u shkrua
28 nëntori i Kastriotit
Tani e ka radhën,nëntori i tretë
Ngado,ku i patëm të parët
Shqipëri do të jetë.

- Poezi nga Shaban Cakolli

- U dërgua nga perla -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim