TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku, Me Shpirt Të Thyer I Rikthehet Muzikës

24-4-2011
Shaqir Cërvadiku, Me Shpirt Të Thyer I Rikthehet Muzikës
Kengetari Shaqir Cervadiku edhe pse me shpirt te thyer per shkak te vdekjes se bashkeshortes, deshira per kengen nuk i ndalet kurre.

Ai sapo ka nisur punen per albumin e tij te radhes, i cili thote se do te kete kenge te mirefillta shqipe. Gjate muajve te fundit Shaqiri thote se ka kaluar nje periudhe mjafte te veshtire me humbjen e bashkeshortes, ndonese malli per te e ka shtyre qe te realizoj edhe baladen kushtuar saj, te cilen e promovoi ne emisionin "Odeon".

"Arsyeja e shkuarjes sime ne Belgjike, ka qene sherimi i bashkeshortes sime, e cila per 11 vjet kishte perkujdesje mjekesore. Por, para 8 muajve kam humbe njeriun me te shtrenjte te jetes, bashkeshorten time.

E kam perjetuar shume rende humbjen, sepse ajo ka qene gjysma tjeter e jetes sime per 25 vjet e 25 dite. Kemi qene shume te lidhur me njeri-tjetrin dhe kemi qene si nje shpirt i vetem.

Baladen kushtuar saj e kam kenduar per here te pare ne emisionin ‘Odeon' dhe vetem une e di si kam arritur ta perfundoj kengen deri ne fund", ka treguar ai. Kjo kenge ka zgjuar mjaft kersheri te publiku, ngase ka pasur qindra klikime ne Youtube.

"Une kete balade personale e kam bere si obligim moral qe kam ndjere per gruan time. Por me kete balade une jam bindur se sa jane shqiptaret si komb te lidhur per familje. Pas interpretimit te balades kam pasur mijera mesazhe, e-mail-a, komente e thirrje telefonike", shton ai.
(albavipnews.com)

Komente 0