TEKSTESHQIP

Shaqir Cërvadiku & Riza Selimi
Oda E T'bijve Të Sefës
Lyrics

Është një odë more në Mleqan
Shumë kujtime sot i mban
Odë e luftës, jo e lot`ve
Odë e trimav dhe rapsod`ve
Me thanë t`drejtën për kta emra
Kush i njeh, i rritet zemra

N`çifteli për kangë rapsodi
Sikur Beqën s`falë ma Zoti
Kurë e pshtetke zanin n`tel
Dridhke shpinë, kulm e temel
Por ma shumë se çiftelinë
Dashti pushkën e lirinë


Ku ish fjala e ku ish nderi
N`krye t`venit ish Xhaferi
Fort burrnisë ia dijke renin
Zor është kush me ia nxanë venin
Gjithë pranë tij ishte Ismeti
Kohë e randë i murë me veti

Ktu janë rritë burra t`vërtetë
Shumë janë shku e shume janë metë
Janë Imeri me Osmanin
Bash me t`knaqë kur t`ja u`nijsh zanin
Vjen Brahimi mendje hollë
Bylbyl n`odë e bylbyl n`shkollë

Kujton sot nana plak
N`trup e n`shpirt me njëqind plagë
Tre palë fmij Nana Sadbere
Sot po i ngrohë si diell pranvere
Plagët u`shnoshë e i`mer pranë vetes
tu ja u`kthy forcën e jetës

Amanet djal pas djalit
Kangt kreshnike t`Sefë Mleqanit
Ktu knojnë prap sot pleq e t`ri
Kanga e vjetër është përtri
Kangë e gjak i dhanë vatanit
Oda e t` bijve t`Sefë Mleqanit