
Sheila
Nën Dritën E Hënës
Nën Dritën E Hënës
Muzika dhe teksti e përshtati Sheila Haxhiraj, teksa producenti audio i këngës është Marko Polo. Nuk mund të ndodhte ndryshe, ndaj projekti muzikor i radhës është paraqitur si dhuratë tek audienca e gjerë i përpunuar shumë bukur edhe me videoklip muzikor, për të cilin janë përkujdesur Lusien & Ilda Kaziaj. Kjo premierë është transmetuar më 20 Nëntor 2024 dhe menjëherë pas publikimit komentet ishin të shumta. Sheila: "Si çdo vit për ditëlindje, mezi prisja urimin tënd të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që në atë parajsë gjëndesh kudo me mua. Sot dua unë të të bëj ty një dhurate... Atë qe unë di të bëj më mirë. Një këngë shpirti për ty shpirti im! Faleminderit nga zemra te gjithë bashkëpunetorëve (familja ime e dytë) që u bëtë një me ndjesinë time, për të sjellë në jetë këtë këngë".
Teksti :: Song Lyrics
Prej dites qe u ndam
Qielli u bë gri
Gjithqka per mu u shëmb
Para syve t’mi
Sikur t’kisha ktu me m’thënë një fjalë
Të të them te du ty pa u ndal
Zotit jam dorzu se forcë nuk kam
Me ndejt pa ty
Refreni: 1x
Edhe njeher mundesha ty me t’pa
Sdo t’kisha lon me ik
O Dielli im rrezet mu mi ke marr
Eej
Dritë e Hënës ti je aj qe mendoj
Qielli u be terr se un ty po t’kerkoj
Sdi as vet se sa ka me mujt me duru
Se s’kam me t’harru
O engjëlli im je drita ne errësirë
Ta dish sa malli mka marr
s’po t’them dot lamtumir
Qdo ditë mami t’kerkon se zemren ja ke ti
Babi qan me foton a pom vjen sot djali n’shpi
Jeta ka pengesa disfata edhe shum kthesa
Po gjysma e shpirtit mungon
Nuk vlen mo as pendesa
Mezi po pres në ëndërr me t’pa
Me t’perqafu
Kur m’del gjumi naten vonë
Praninë tënde e ndjej këtu
Refreni: 1x
Edhe njeher mundesha ty me t’pa
Sdo t’kisha lon me ik
O Dielli im rrezet mu mi ke marr
Eej
Dritë e Hënës ti je aj qe mendoj
Qielli u be terr se un ty po t’kerkoj
S’di as vet se sa ka me mujt me duru
Se s’kam me t’harru
Se s’kam me t’harru eej 2x
Qielli u bë gri
Gjithqka per mu u shëmb
Para syve t’mi
Sikur t’kisha ktu me m’thënë një fjalë
Të të them te du ty pa u ndal
Zotit jam dorzu se forcë nuk kam
Me ndejt pa ty
Refreni: 1x
Edhe njeher mundesha ty me t’pa
Sdo t’kisha lon me ik
O Dielli im rrezet mu mi ke marr
Eej
Dritë e Hënës ti je aj qe mendoj
Qielli u be terr se un ty po t’kerkoj
Sdi as vet se sa ka me mujt me duru
Se s’kam me t’harru
O engjëlli im je drita ne errësirë
Ta dish sa malli mka marr
s’po t’them dot lamtumir
Qdo ditë mami t’kerkon se zemren ja ke ti
Babi qan me foton a pom vjen sot djali n’shpi
Jeta ka pengesa disfata edhe shum kthesa
Po gjysma e shpirtit mungon
Nuk vlen mo as pendesa
Mezi po pres në ëndërr me t’pa
Me t’perqafu
Kur m’del gjumi naten vonë
Praninë tënde e ndjej këtu
Refreni: 1x
Edhe njeher mundesha ty me t’pa
Sdo t’kisha lon me ik
O Dielli im rrezet mu mi ke marr
Eej
Dritë e Hënës ti je aj qe mendoj
Qielli u be terr se un ty po t’kerkoj
S’di as vet se sa ka me mujt me duru
Se s’kam me t’harru
Se s’kam me t’harru eej 2x
DËRGOI:
- Publikimi: 20/11/2024
- Ora: 16:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Producent:
- Mix:
- Master:
- Rec:
- Stilist:
Blerta Isufi
- Regjisor video:
Lusien
Ilda Kaziaj
- Video Editor:
Lusien
- Color Grading:
Lusien
Komente 0