TEKSTESHQIP
Sheila - Toxic
Sheila
Toxic

Autore e vijës melodike dhe autore e tekstit është Sheila Haxhiraj, teksa për këngën ka punuar në studio Marko Polo. Krijimi artistik në fjalë ka trokitur tashmë i plotësuar në sferën vizuale me videoklip, produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e Mate Films, teksa regjinë e videos e morën përsipër Albi Nako & Dori Staka. Spoti muzikor është publikuar me datë 30 Maj 2025.
 Sheila: "Ky nuk është thjesht një projekt për mua. Është shumë më tepër se një këngë. Ka lindur nga emocione të vërteta, në atë studio të vogël ku punoj ditë e natë me Markon — vendi që tashmë është kthyer në strehën time shpirtërore, aty ku shprehem lirshëm dhe ku gjithçka merr jetë. Një ditë, mikesha ime Ilda më tha: "Pse nuk provon të bësh diçka ndryshe? Trego më shumë nga vetja – jo vetëm këngën. Pse jo, edhe kërcimin?" Dhe pikërisht aty nisi gjithçka. Takimi me Albin dhe Dorisin ishte një pikë kthese për këtë projekt. Dy artistë të vërtetë, që jo vetëm e kuptuan vizionin tim, por i dhanë atij jetë, thellësi dhe identitet. Gjatë më shumë se një muaji pune intensive, ne të tre u zhytëm plotësisht në këtë krijim, duke sjellë “TOXIC” si një formë arti që flet me shpirtin. Një vend të veçantë në këtë rrugëtim ka Mandi – njeriu që prej vitesh krijon me mua skena dhe sheshxhirime që tejkalojnë çdo kufizim teknik. Me pak mundësi, por me zemër të madhe, ai arrin gjithmonë të sjellë një botë të tërë emocioni para syve tuaj, publik i dashur. Marengleni është një tjetër pjesë e pandarë e kësaj magjie. Ai ka qenë gjithmonë aty, duke e veshur zërin tim dhe instrumentat me kujdes e profesionalizëm, për t’i dhënë çdo kënge tingullin që meriton — të pastër, të fuqishëm dhe të denjë për veshin tuaj. Faleminderit dhe ti Arnon qe ishe pjese, qe i dhe edhe ti magjine tende kesaj kenge. Nuk mund të mos përmend me shumë mirënjohje edhe Blertën dhe Enxhin — dy vajzave që i kam besuar imazhin tim dhe që më janë përgjigjur çdo herë, me përkushtim dhe dashuri kudo dhe kurdo që kam pasur nevojë. Ky projekt është i ndërtuar mbi dashuri, miqësi dhe punë të sinqertë. Një falënderim nga zemra për të gjithë ju që po e ndani këtë udhëtim me mua".
Teksti :: Song Lyrics
Na vjen keq por nuk disponojmë akoma tekstin e këngës "Toxic" kënduar nga Sheila.
Ndihma juaj do ishte shumë e çmuar në rast se mundeni të shkruani tekstin e "Toxic".

VIDEOKLIPE

Komente 0