TEKSTESHQIP

Shirli Polena
Përse Më Fshihesh
Lyrics

Më dërgo një fjalë, kam kaq kohë që po e pres
Të dal nga ky det dëshpërimi,
Më dërgo një shpresë, kam kaq kohë që po e pres,
Të mos mbytem nga ky det kaq i thellë

Me sytë e tua mospërfillës ti më pe
Dhe u largove pa një fjalë dhe pa një zë
U zhduke befas, s'u ktheve më
Por a do të vish, jo, jo, s'e di
Njëherë më puth dhe më afron me dashuri
Pastaj s'kuptoj pse më largohesh për çudi
Kjo dashuria në qoftë kështu
S'do doja,jo, ta provoja kurrë

Kur telefonoj dhe ti receptorin ngre,
Kaq i heshtur, pse ti nuk më flet?
Nuk e di pse fshihesh, mos do të më mundosh
dhe pse ike, do t kërkoj

Unë të dua ty dhe nuk mundem te t harroj
Fshihesh ti, po përse s'e kuptoj
Unë të dua ty por një ditë mund të t harroj
Fshihesh ti, po përse s'e kuptoj

Nëse s'të kam pranë një tjetër do t kërkoj
Se vetminë zemra,jo,nuk mundet ta pranojë
Kthehu ti pranë meje, eja, mos vono,
Se çdo vonesë drejt harrimit do të çojë

Kur telefonoj dhe ti receptorin ngre,
Kaq i heshtur, pse ti nuk më flet?
Nuk e di pse fshihesh, mos do të më mundosh
dhe pse ike, do të të kërkoj

Unë të dua ty dhe nuk mundem të t harroj
Fshihesh ti, po përse s'e kuptoj
Unë të dua ty por një ditë mund të t harroj
Fshihesh ti, po përse s'e kuptoj

DËRGOI: