TEKSTESHQIP
Biografia
Shkëlzen Ademi(GENI) i lindur me 20/07/1978 në Prishtinë,e kreu shkollën fillore Ismajl Qemajli në Prishtinë dhe shkollën e mesme teknike dega PTT 28 nëntori në Prishtinë.Vitet e 90-ta ishin kohë të vështira për rinin dhe popullin gjithandej në Kosovë.Geni si një djalë i ri dëgjonte dhe ishte i fiksuar shumë pas muzikës,dëgjonte rep,tekno,rnb,hip-hop dhe normal hard rock dhe heavy metal e cila i fleu në shpirt më së shumti.Në vitin 1994 Geni(bas kitarë) me shokët e lagjës ku jetonin Labinot Reçicên(këngëtar),Lulëzim Berishën(solo-kitarist,Valon Ballatën(Ritëm kitar) dhe Valon Grashticën(daulle) vendosën ta formojn rok bendin me emrin Metallnativa ku Geni ishte emërtues I emrit të bendit.Kalonin vitet dhe lufta e bënë të vetën,ndrruan dhe rolët në bend dhe gjithashtu emri i bendit nga Metallnativa u ndryshua në Epoka 94 ku edhe kësaj radhe për emër të bendit u përkujdes Geni.
Koha e kaluar në Epoka 94

Gjatë rrugëtimit në bendin Epoka 94
Geni ishte gati më aktivi në bend ku ishte autor i këngëve;
1.Ty unë kur të takoj
(Teksti dhe muzika Geni)
2.Një kujtim
(Teksti dhe muzika Geni)
3.Jeta jonë
(Teksti dhe muzika Geni)
4.Dua jetën ta jetoj
(Teksti dhe muzika Geni) dhe gjithashtu dha kontribut të madh në këngët tjera të albumit Jeta jonë.

Ndarja nga bendi Epoka 94

Ishte performimi i fundit me bendin Epoka 94 me 24/12/2021 ku ishte bashkë-themelues dhe kontribut dhënës i madh i bendit.
Arsyeja që u largua nga bendi ishin disa fërkime të vogla që ndodhnin gjatë ushtrimeve të bendit ku disa të porsa-ardhur në bend dëshironin të dominonin dhe ta devijonin historin e bendit,me të cilën Geni nuk u pajtua dhe u largua nga bendi.

Solo karriera

Pasi i shkonte për dore të krijonte muzikë,të shkruante tekste filluan dhe shkëndijat e para për krijimin e këngëve të reja.
Kënga e parë që u realizua me sukses,ku për orkestrim u kujdesën Jeton & Faton R.
Dolaku ishte kënga Engjëll një balad shumë e mirë.
Pas këngës Engjëll u realizua dhe kënga E gjitha mori fund,edhe kjo një balad e shkëlqyer.
Pas një kohe të shkurtër erdhi dhe kënga Dua( Të jetoj) një këngë shumë energjike dhe e mirë.
Gjithashtu Geni ka realizuar dhe një cover nga bendi Scorpions -Send me an angel.
Këngët
1.Send me an Angel(cover Scorpions)
Realizuar në Amol tv
2.Engjëll
(Muzika dhe teksti Geni)orkestrimi Jeton&Faton R.Dolaku
3.E gjitha mori fund
(Muzika dhe teksti Geni) orkestrimi Jeton&Faton R.Dolaku
4.Dua(Të jetoj)
( Muzika dhe teksti Geni) orkestrimi Jeton& Faton R.Dolaku.
Dhe këngë tjera pritet të vijn në vazhdim nga këngëtari Geni

DËRGOI: