TEKSTESHQIP
Shkëlzen Ademi (Geni) - Engjëll
Shkëlzen Ademi (Geni)
Engjëll

Për komponimin dhe për tekstin u përkujdes vetë këngëtari, kënga vjen me arranzhim në bashkëpunim nga Faton Dolaku & Jeton, ndërsa producent i këngës rezulton të jetë Faton Dolaku.
Teksti :: Song Lyrics
Të ëndërroj
Në k'të natë
Të gjatë pafund
Të kërkoj

Sa larg të kam
Më mungon
Aroma jote
Të ndjej me mall

Atje larg në horizont
Si rreze dielli
Ti ndriçon
Më mungon
Sa më mundon

Errësira më kaploi
Vetmia ndjenjat
Mi lëndoj
Të kërkoj
Sa më mungon

Ti më je Engjëll
Në sytë e tu
E shoh botën
Dhe jetën përtej

Ti më je Engjëll
Në jetën time
Ti hyre
Dhe mbete përher

Të kërkoj
Në çdo skaj
Të botës tënde
Që ti e do

Imagjinoj
Një ditë vere
Me ty s'bashku
Ta kaloj
Komente 0