Shkodran Tolaj: Një Këngë Për Flamurin Me Besiana Mehmetin
04-09-2012
Dyshja e këngëtarëve, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti, që janë të fejuar, pritet që së shpejti të vijnë në Kosovë me një këngë për flamurin, e cila do të jepet premierë më 28 nëntor të këtij viti.
Këngëtari Shkodran Tolaj ka filluar që të jetë shumë më shpesh i pranishëm në mediat tona.
Këngëtari tashmë pritet që të zhvendoset madje edhe të jetojë në Prishtinë, përderisa ai është i fejuar bashkë me këngëtaren, tashmë të njohur në skenën tonë, Besiana Mehmedi.
Çifti, që janë të fejuar, pritet që të paraqiten edhe në disa koncerte dhe aktivitete bashkë.
"Projekti i fundit i përbashkët është një këngë, e cila se shpejti do të xhirohet si videoklip.
Ne do të jemi të pranishëm në një festival të organizuar nga RTK-ja, ku bashkë me Besianën do të këndojmë edhe një këngë për flamurin, e cila është punuar nga mjeshtri i madh i skenës, Naim Gjoshi- kompozitor i shumë këngëve patriotike", tha Shkodran Tolaj për Express.
Para kësaj kënge, në ditën e çlirimit të Pejës, po me të njëjtin kompozitor, me tekst nga Mentor Thaqi e orkestrim nga Xhevdet Gashi, Shkodrani dhe Besiana kanë kënduar një këngë për 100-vjetorin e shpalljes se Pavarësisë, dedikuar qytetit të Pejës.
Kjo këngë është kënduar në bashkëpunim me dhjetë këngëtarë që kanë qenë: Ramadan Krasniqi Dani, Shaindere Berlajolli, Energy Band, Besa Berberi etj...
"Kjo këngë është punuar në formë të një himni me të gjitha elementet e zhanreve muzikore dhe është mirëpritur nga publiku", tha Tolaj.

(Express )
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0