TEKSTESHQIP

Shkumbin Ismaili
Mbaje Fjalen
Lyrics

Sa shumë rrallë e përmallë
ne takohemi,
ne takohemi

Kur të shoh e nuk të flas
zemra do me plas,
zemra do me plas
Gjithçka do të bëj,
kohën do ndalojë
t'i tregoj sa shumë
e dashuroj...
afër ti kalon, bën se nuk më sheh
asnjëherë nuk e kuptova "Pse"?!...

Ref:
Mbaje, ti mbaje fjalën
që ma ke dhënë
ndaje ti mendjen sot
sa nuk është vonë...
mbaje, ti mbaje fjalën që më dhe mua
Ndaje ti mendjen sot
thuaj "TË DUA"...

Dhe sa duhet unë të pres
më trego tani, më trego tani...
Të të shoh me fustan të bardhë
në krahët e mi, në krahët e mi...
Gjithçka do të bëj,
kohën do ndalojë
t'i tregoj sa shumë
e dashuroj...
afër ti kalon, bën se nuk më sheh
asnjëherë nuk e kuptova "Pse"?!...

Ref: 2x
Mbaje, ti mbaje fjalën
që ma ke dhënë
ndaje ti mendjen sot
sa nuk është vonë...
mbaje, ti mbaje fjalën që më dhe mua
Ndaje ti mendjen sot
thuaj "TË DUA"...

DËRGOI:
INFO
Siç është bërë traditë në showbizin shqiptar, ky produkt muzikor është sjellë tek audienca e gjerë i plotësuar tejet mirë me videoklip, për të cilin u bashkëpunua me Visual Production, teksa regjisori i videos është Dario. Ky videoklip u publikua më 26 Gusht 2020. Komponimi, teksti dhe arranzhimi është punuar nga vetë këngëtari.