Lindi ne Gjakove dhe pas 2 viteve rikthehet ne vendlindjen e te pareve te tij, ne Has. Shkumbini mbaroi shkollen 9 vjecare ne Golaj "Arif Zeqiri". Ne vitin 2017 pra ne shkollen e mesme ai konkuroi ne shkollen artistike ne Tirane ne Liceun Artistik "Jordan Misja". Studimet i filloi ne Degen e Kantos, ku nuk mungoi as perkrahja e petagoges se tij kengetarja e mirenjohur per muziken popullore klasike, profesoresh Zina Zdrava. Ai mori pjese ne shume koncerte si solo edhe me korine shkolles. Solo ne kendim ai mori pjese ne koncertin "Tinguj Pranveror" dhe ne disa konkurse te tjera te cilin e vlersuan me cmime, ne Tirane ai u vlersua me cmimin e trete ndersa ne Prishtine ai u vlersua me cmimin e pare. Me korin ai mori pjese ne disa koncerte si: Itali, ne Parma Piacenca, Milano, Piza etj… ne Macedoni, Tetove, Oher etj… ne Kosove, Prizeren te cilet ishin se bashku me orkestren simfonike te Liceut Artistik dhe me Grupin cifteliat. Shkumbin Sadiki me zerin e tij brilant kendonte shume kenge qytetare Gjakovare dhe kenget e veriut per dasma, mos te lejme mbrapa dhe kenget e Shqiperis se Mesme, Jugu etj… pothuajse te gjith trevat.
Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur pas mesnatës, më datë 6 Mars 2022 në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona. "BalkanWeb" raporton se njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Sadiki Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë. Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën. Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit Brati kanë publikuar mesazhe rrëqethëse në rrjetet sociale. "U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, në kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove", shkruajnë familjarët e të ndjerit.