Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkurte Fejza - Kthimi I Skënderbeut Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  12

Pesëqind vjet e priti
Kosova e ngratë
t'i kthehej heroi
nga udha e gjatë

Fjalën peng pat lënë
dhe besën e burrit
"në Kosovë do t'kthehem
ditën e flamurit"

Ky Nëntor lirie
e stolis atdheun
në shesh të Prishtinës
e sjellë Skënderbeun

Me shpatën në dore
e sjellë me fitore
heroin
e kombit
në tokën Arbënore

Hej Kosovë
fron i Zotit
përkrenarja e Kastriotit
je kunorë e lavdisë
zemra e Shqiptarisë

Kuq e Zi Kosova
vjen në këtë Nëntor
nga Kruja i erdhi
sikur një shënjtor

Burri i Shqipnisë
vet engjëlli i Zotit
mbreti i kësaj toke
zogu i Kastriotit

Heroi i kombit
trimi Skënderbe
ditën e flamurit
vjen prapë në atdhe

Toka e Kosovës
mbjellë me përmendore
ia jep bekimin
e nanës Arbënore


Ky tekst u dërgua nga Bajram Gashi   FansiShkurtes



Shkurte Fejza
Publikimi: 01/12/2003
Muzika: Naim Krasniqi
Teksti: Bekim Lumi


Shkurte Fejza - Kthimi I Skënderbeut
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kthimi I Skënderbeut".
3. Video është e këngës "Kthimi I Skënderbeut", por nuk këndohet nga Shkurte Fejza.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Shkurte Fejza:


Komente 1