Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkurte Fejza - I Përbuzun Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  33

Lamtumirë vendet e mia
Që po zhduken o dalëngadalë
Gjëmon deti, ushton duhia
Lkundet barka o valë mbi valë

Kah njaj diell qe asht tuj flakrue
Andej fill un o tash do t'veta
Lamtumirë o atdhe i bekue
Lamtumirë për sa t'jetë jeta x2

Neser nadje kur mbi ne
Rrezja e diellit o ka me ra
Kush e din sa uje e dhe
Mu prej teje o ka me më nda

E po në vetsha retë mizore
E po në vetsha zogjtë e detit
Se për ty moj tokë arbënore
S'ka me m'fol ma kush mu t'shkretit x2

Tjera fusha e tjera zalle
Kam me pa e tjera dete
Kam me ndi po tjera valle
Tjera gjuhë, tjera qytete

Vendin tem, po, s'kam me pa
Ku kam le e jam burrnue
Sytë e mi edhe kanë me kja
Pa u gjet kush qi me i ngushllue x2

Pa ken temin pos nji zotit
Tuj shtegtu për dhe të huej
Kanë me m'shku mue dit' e motit
Sha e përbuzun o prej gjithkuej x2


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber



Shkurte Fejza
Publikimi: 01/12/1992
Teksti: Gjergj Fishta
Muzika: Zef Çoba


Shkurte Fejza - I Përbuzun
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "I Përbuzun".
3. Video është e këngës "I Përbuzun", por nuk këndohet nga Shkurte Fejza.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Shkurte Fejza:


Komente 0