TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Përse
Lyrics

I
Pse s'vjen o ditë e mirë
Vallë pse nuk vjen
Gjer kur në errësirë
Pse kshtu na len

Atë anë e ke ndritur
e ne pse na rron
ana jonë gjithmonë e fikur
për ty jeton

Ref.
Ne jemi faqebardhë
Andaj shpejto pak
o ditë e bardhë
e jakë, jakë
Pse të pres jo nuk vdes

II
Shpresa jonë nuk është e thyer
është e ndezur zjarr
thërras me këngë o ditë e bardhë
të vish sa ma parë

fryj moj erë, erë pranvere
e na sill gëzim
rreze dielli po shkëlqejnë
në atdheun tim

Ref.
Ne jemi faqebardhë
Andaj shpejto pak
o ditë e bardhë
e jakë, jakë
Pse të pres jo nuk vdes

Outro
Dritë e jetës, dritë e motit
dhe e së vërtetës
Dritë e jetës, dritë e motit
dhe e Kastriotit

Ndritëna
e na ngroh
e mos na harro

DËRGOI: