TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza - Besa Shqiptare
Shkurte Fejza
Besa Shqiptare

Autor i muzikës është Pjetër Gaci.
Teksti :: Song Lyrics
Bora shkrin e stinët ndërrojnë pa dâ
M'plaket kulla dhe në qoftë kalâ
Vetëm besa e burrit nuk iu ndâ
Besën besë shqiptari n'gjak e kâ

REF.
Mbaje besën sa ban dritë mbi dhe
Po e theve besë as nder nuk ke
Portën ta përplasin në çdo anë
Qumështin ta mallkon e zeza nanë

Mbaje besën siç e deshte lokën
Se me besë ne mbrojtëm edhe tokën

II.
Lokja të përkundi të dha gji
S'të dha qumësht, por besë e burrëri
Jepja besën t'mirit edhe mikut
Mos ia lyp e mos ia jep armikut

REF.
Mbaje besën sa ban dritë mbi dhe
Po e theve besë as nder nuk ke
Portën ta përplasin në çdo anë
Qumështin ta mallkon e zeza nanë

Mbaje besën siç e deshte lokën
Se me besë ne mbrojtëm edhe tokën

III.
Se për besë ndër mote u dogjëm zharri
Historinë me gjak e shkroi shqiptari
Nga thellësitë e shekujve rrëke
Brez pas brezi besa erdh' ndër ne

REF.
Mbaje besën sa ban dritë mbi dhe
Po e theve besë as nder nuk ke
Portën ta përplasin në çdo anë
Qumështin ta mallkon e zeza nanë

Mbajë besën siç e deshte lokën
Se me besë ne mbrojtëm edhe tokën

DËRGOI:
Komente 0