Ka lindur ne fshatin Dardhishte (ish Krishefc), komuna e Obiliq, kurse babai i saj eshte i lindur ne fshatin Mramor, komuna e Prishtines e i shperngulur ne Dardhishte. Emri i saj nuk është i panjohur, aq edhe zëri e këngët e saj, të cilat janë të dashura e të pëlqyera për publikun shqiptar. Siç thonë, kjo është më e mira që i këndon baladat. Di t’ia qëllojë, por edhe të dijë çka do shpirti e zemra e fansave të vet të shumtë. Shkurtja është mjaft e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore në Kosovë e në diasporë, sikur edhe në dasma e ahengje të familjeve shqiptare. Me këngët e saj, me atmosferën që di ta krijojë në ato gazmende, kemi pasur rastin ta shohim kur edhe e kanë mbuluar të tërën me para e dhurata. Shkurtja nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private. "Jetën time private gjithmonë ka dashur dhe dua ta ruaj vetëm për vete. Ajo pjesë është e jetës sime dhe dua ta kem vetëm për veten time" – thotë Shkurta. Suksese te shumta ka arritur ne bashkepunim me Threedots dhe ne veçanti me Flori Mumajesin.