TEKSTESHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “M'fal“ Nga Shpat Deda

27-12-2013
2 Fjalë Për Klipin E Ri “M'fal“ Nga Shpat Deda
Sot u lansua kënga dhe videoklipi më i ri i kantautorit Shpat Deda i titulluar "M’fal". Kjo këngë është një prej këngëve më të reja të kantautorit e shkëputur nga albumi i tij i dytë me titull "Dathë", album ky i cili pritet të lansohet gjatë verës 2014.

Kënga dhe teksti janë krijuar nga Shpat Deda, ndërsa aranzhmani, produksioni dhe inçizimi live për këtë këngë janë bërë në bashkëpunim të afërt me Armend Xhaferin, Pëllumb Ballatën dhe Nesim Maxhunin në studion Homebasesound në Prishtinë.

"Jam shumë i lumtur me punën që është bërë rreth këtij videoprojekti, kemi punuar bukur shumë dhe më gëzon fakti se kënga po pëlqehet në publik. Shpresoj të kem sukses edhe në projektet e tjera të radhës", ka thënë Shpati.

Video i këngës "M’fal" është prodhuar duke përdorur klipe personale të krijuara me iPhone të cilat e mbulojnë një kohë prej 2-3 vitesh. Këto klipe janë krijuar nga Shpat Deda, Astrit Ismaili, Nita Deda dhe Blerta Ismaili, ndërsa montazhën e videos e ka bërë Shpat Deda.
Shpat Deda
M'fal
[Teksti dhe Klipi]
(Zëri)

Komente 0