TEKSTESHQIP
Shyhrete Behluli & Gold AG - Për Hajr Gjyshe
Shyhrete Behluli & Gold AG
Për Hajr Gjyshe

Ky projekt erdhi para shikuesve i plotësuar nga ana vizuale me videoklip muzikor, i cili u publikua më 7 Qershor 2021.
Teksti :: Song Lyrics
|Shyhrete Behluli|

Sa u pata gzu
jo nuk muj me thanë
kur e kam kuptu
që po bahem nanë
me vllazen e motra
u rrite o bir
tash se mu plotësu
secila dëshirë
e kur u martuat
ishte pak më ndryshe
kur më the në telefon
nanë po bahesh gjyshe
nuk paska dashni
ma t'madhe të jetës
se dashnia e nipit
e dashnia e mbesës.

|Gold AG|

Kur e shoh djalin n'djep
sa herë n'shpi e qeli derën
i di hekat e tua nanë
ma shumë ta di vlerën
na ke rritë me skamje
u kanë mund i madh
thojshe gjithmonë kom pas qef bir
me t'rrit me hallall
kur i bana do vjet
thojshe hajde qa po pret
t'i shoh fmit e tu
e kurgjo djeg nuk m'jet
deshti Zoti ndodhi
ajo që e ëndrrova
erdha t'putha n'ballë nanë
qava e t'kallxova
urime oj gjyshe oj nana jem e mira
faleminderit Zotit që na u plotësu dëshira
e tash e tutje kurrë nuk i dihet jetës
po e pritsh dasmën e nipit
e pritsh dasmën e mbesës.

|Shyhrete Behluli|

Për hajr gjyshe
për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç.
Për hajr gjyshe
për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç.

|Shyhrete Behluli|

Ti kur pate lind
se harroj atë ditë
po me gajle t'jetës
nuk t'pashë tu u rritë
e tash djali yt
e ka pamjen tane
po m'dokesh që prapë
i vogël mu bane
me nipa e mbesa
kur mbushet shtëpia
aty i harroj
krejt ditët e mia
për secilën nanë
lutem me gjithë zemër
askend mos e le
o Zot pa këtë emër.

|Gold AG|

Sa shpejt kalojnë vitet
e sot u bana burrë
çdo gja plaket n'jetë
po dashnia jote kurrë
e tash që u bane gjyshe
tjetër kush është n'ren t'parë
dashnin e djalit tond
nipi e ka marrë
kur po vonohna t'veti
pse oj nanë s'po m'thirr
po m'thu tash ti je rritë
po i vogël lehtë o mirë
gzimin e zemrës
po ta shoh n'drita t'syve
se na u plotësu nanë
dëshira të dyve
e hekat e tua tash
ma mirë poj kuptoj
kur ai po bon diçka
ti po m'thu je kanë nisoj
e fjala dashni
nëse mun me u thanë ndryshe
le ta ka emrin nanë
e le ta ka emrin gjyshe.

|Shyhrete Behluli|

Për hajr gjyshe
për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç.
Për hajr gjyshe
për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç.

|Shyhrete Behluli|

Për hajr gjyshe
për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç.
Për hajr gjyshe
për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç.

DËRGOI:
Komente 0