TEKSTESHQIP
Sidrit Bejleri - Këngë Nusërie
Sidrit Bejleri
Këngë Nusërie

Materiali muzikor u lansua tek ne i ilustruar mjaft mirë me klip muzikor, i cili u publikua me datë 23 Qershor 2011. Kompozitorë janë Sidrit Bejleri & Shpëtim Saraçi, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
*Një të dielë tek ecja rrugëve, vetëm si i marrë
Mendja veç tek ti më rrinte, kohë s'të kisha parë
Vitet shpejt kishin kaluar, malli pas m'i kthen
Zjarri i vjetër, vrulli i shkuar befas më rrëmben

*As qyteti më s'më njihte, pluhur mbi harresë
Veç nën gjethet e një bliri zemra ndjente shpresë
Ndërsa ta kërkoja strofkën dikush më tha kot...
... gjëmë e madhe... zemra plasi... nuse ti del sot

Eja pra o moj e bukur, e bukur nuse moj
Koha jote më e mirë, kohë sot mbaroi
Valëvitet vellua jote lagur, larë me lot,
O si qan kaq fort kjo nuse, sa e bukur sot

Që sot vajzat do t'i lesh veç me gra do rrish
Lidh gërshetin pra tani nën kurorën rrethflori
Vetëm për pak, vetëm për pak kohë moj do t'i mbash
Gjithë stoli e trëndafila, rroba krejt mëndafsh

Përshëndet me ato duar të lehta tani
Gjersa të ta vënë unazën që lidh besnikëri
Kërce fort vallen e fundit edhe me lot qaj,
Sepse vyshket trëndafili gjembi ngel pastaj

DËRGOI:
Komente 1