TEKSTESHQIP
Sidrit Bejleri - Buzëtrëndafilja
Sidrit Bejleri
Buzëtrëndafilja

Autorë të muzikës janë Sidrit Bejleri & Shpëtim Saraçi, autor i fjalëve të tekstit është Popullor gjerman, ndërsa arranzhimin e përgatiti Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Me faqe të kuqe e të bardha më je,
si agim i purpurt mbi borën e re.
Të dy sytë e zinj si nata m'i ke,
kur vetëm dy yje ndrijnë atje.

O e dashur ti je si ky qielli blu,
që ngrihet mbi ne kaq bukur këtu.
Buzëtrëndafilja ime në lulëzim,
kush të puth ty gjen shërim.

Asnjë zjarr s'të djeg kaq fort, asnjë prush,
sa kjo dashuri që s'e di jo askush.
Në zemër një pasqyrë ti ma vër dhe shiko
sa besnik t'qëndroj përherë e kudo

Karafil e trëndafil kaq t'bukur s'ka,
sa dy t'dashuruar që rrinë krah per krah.
Une jam veç i yti, e imja je ti,
të kam mbyllur thellë në gji.

Hajde pra afrohu, hajde zemër moj
vetëm ty të lus, ty vetëm të kërkoj.
Eja, eja, moj buzëmblatrëndafil,
hajt afrohu me shëro.

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0