TEKSTESHQIP
Sidrit Bejleri - Yll I Bukurisë
Sidrit Bejleri
Yll I Bukurisë

Autor i muzikës është vetë këngëtari, ndërsa arranzhues i muzikës dhe realizues i punimit në studio janë Shpëtim Saraçi. Nisur nga dëshira për të dhuruar sa më shumë emocione, projekti muzikor i radhës vjen tek shikuesit i plotësuar me estetikë të veçantë me pamje filmike, i cili është publikuar online më 11 Janar 2019 dhe publiku nuk mbeti i zhgënjyer as kësaj radhe.

TEKSTI :: SONG LYRICS

O mori drandofillja e vogël, e hajde
Ti më je yll i bukurisë
Lè edhe rritë në Shkodrën tonë, e hajde
Ty Zoti, Vetë të ka stolisë, aman-aman

Prej zemret të zemrës ty të hoqa, e hajde
E nuk po di moj se ku jam, s’jam
Tash kangën tande po ta këndoj, e hajde
Pse je e bukur faj s’të kam

Oh marifet kenka me u dashtë, e hajde
E as kërkush mos me ditë gja, pra
Kur bahen prapë dy zemra bashkë, e hajde
Jo, gja ma të mirë nuk ka në Dynja

Aman, aman me shpirt të du
Ti s’din sa malli më ka marrë me t’kndu
Aman, aman o yll i bukurisë
Ta këndoj këtë kangë prej hallit, prej dashnisë
Komente 0