Krijuesit E Hitit “Të Ka Lali Shpirt” Nisin Karrierën Në Turqi
[16-09-2015]
Ka pak muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj, por si duket energjitë që ka si femër artiste nuk lejon që t’i shterren.
Silva Gunbardhi bashkë me bashkëshortin e saj Dafi, pasi sollën hitin "Të ka lali shpirt", këngë që u transmetua gjithandej botës mbarë, duket se tani synojnë përtej tregut shqiptar për të treguar talentin e tyre në muzikë.
Ata së shpejti do të sjellin bashkëpunimin me këngëtarin turk Serkan Kaya. Në një bisedë për Panoramën, Dafi tregon edhe detaje mbi koncertin e fundit që e kanë pasur në Stamboll para më shumë se 10 mijë njerëzve në publik.
"Serkan Kaya është një këngëtar shumë i suksesshëm, në koncert kishte më shumë se 10 mijë persona në publik, dukej sikur dridhej i gjithë Stambolli, e gjithë kjo po bëhet nga menaxheri im që njëkohësisht është dhe organizatori i "Miss Exluzive od the World", thekson Dafi, i cili bashkë me Silvën duket se nuk do të ndalen por do vazhdojnë karrierën e tyre edhe jashtë trojeve shqiptare.
"Tregu turk po na kërkon, pse jo? Por edhe në këngët tona që ne do bëjmë duet me këngëtarët turq ose nga e gjithë bota kurrë nuk do të mungojnë vargjet shqip pasi ne duam që e gjithë bota të këndojë në gjuhën tonë", thekson në fund të bisedës Dafi.
(
Indeksonline)
{{uname}}