>
BIOSHQIP

Silva Gunbardhi Duet Me Eranda Libohovën

20-06-2012
Silva Gunbardhi është nga ato këngëtare që nuk para pëlqen që të jetë shumë prezent nëpër faqet e gazetave, por kjo nuk e mban larg fansave të saj, pasi ajo gjithçka të re në lidhje me të rejat e saj parapëlqen që t'i ndajë me fansat në rrjetin social "Facebook". Kështu, ajo ka lajmëruar të gjithë se është duke u përgatitur për këngën e saj më të re, që këtë herë do të vijë në duet me këngëtaren tjetër të suksesshme Eranda Libohova. Silva ka shkruar në statusin e saj, "Së shpejti kënga me Erandën…." – nga pikat që ka vënë duket se nuk ka dashur që t'i thotë të gjitha, por ky bashkëpunim nuk është i pari mes artisteve, pasi ato kanë pasur edhe një bashkëpunim më parë me këngën "Fjala nënë edhe baba". Sigurisht që kjo këngë do të pritet me shumë kuriozitet, pasi të dyja këngëtaret kanë një numër të madh fansash.
(vipat.info)

Silva Gunbardhi Duet Me Eranda Libohovën