>
BIOSHQIP

Silva Gunbardhi Në Fshat Mes Kafshëve

03-07-2012
Që Silvës i pëlqen të pozojë në kushte shumë të thjeshta dhe të zakonshme, këtë e kishim vënë re me kohë, ama kjo foto që po përcjellim për ju, është më e bukura që ka realizuar ndonjëherë dhe më e veçanta. Ndodhet diku në periferi mes shumë kafshëve. Duket dhe e tregon që i do kafshët. Është shumë e dashur me to, madje njërin prej qengjave e merr në krahë dhe e përkëdhel. Silva është e veshur thjesht, me një bluze dhe xhinse deri tek gjuri, për t'u ndjerë sa më komode në këtë stil të sajin. Ka kaluar kështu një ditë të këndshme, larg kryeqytetit dhe punës e stresi që të ofron çdo ditë.
(Bluetooth)

Silva Gunbardhi Në Fshat Mes Kafshëve