>
BIOSHQIP

Silva Gunbardhi Qëllon Në Shenjë Me Këngën “Të Ka Lali Shpirt”

23-01-2013
Është një sukses i jashtëzakonshëm tek dëgjon një tjetër hit në muzikën shqiptare. Këtë herë ka qëlluar mirë dhe në shenjë këngëtarja nga Shqipëria, Silva Gunbardhi, me këngën me titull “Të ka lali shpirt”. Në fakt ka vetëm katër ditë që është në treg dhe në kanalin ‘Youtube’ po e bën namin dhe ka shkuar në 700 mijë klikime. Kjo këngë me një video është realizuar nga produksioni ‘Max Productions’, ndërsa është në bashkëpunim me këngëtarin e tallavasë Mandi dhe në bashkëpunim me reperin nga Dibra, Dafi. Mjafton që të hyni në lajmet e ‘Facebookut’ dhe shumica e të rinjve e kanë kthyer këtë këngë si një refren në postimin e tyre.
(Maksim Gjokaj)

Silva Gunbardhi Qëllon Në Shenjë Me Këngën “Të Ka Lali Shpirt”