>
BIOSHQIP

Silva Gunbardhi: Klikimet Në Youtube Për Këngën Time Janë 100% Të Pastra

19-02-2013
Suksesi i Silves ngjalli shume reagime te shqiptaret per shkak te numrit te madh te klikimeve qe fitoi ajo me kengen “Te ka lali shpirt” ne bashkepunim me reperin Dafi dhe Mandin. Sic duket, jane dashur vite e vite qe Silva te riktheje suksesin e saj ne muzike pas kenges “Plaku, plaka”, qe ishte nje hit i para shume vitesh. Per dyshimin e numrit te larte te klikimeve, kengetarja tregon: “Youtube i kontrollon klikimet perpara publikimit, jap fjalen time qe keto klikime jane 100% te pastra. Edhe “Gangam style” nuk ishte ne gjuhe angleze, por u be hit, andaj nuk e di se si disa nuk i gezohen ketij suksesi. Jam pjese e nje kontrate dhe paguhem per klikimet e kengeve. Nese do te ishin klikimet e shtuara, atehere kjo nuk do te ndodhte sepse jane lehtesisht te dallueshme vjedhjet. Youtube mund t’i kete mbajtur klikimet per t’i kontrolluar sic ben gjithmone dhe me pas i ka publikuar.



Besoni qe per kaq vite sa kendoj, une nuk kam pare nje reagim te tille te njerezit. Kur e luajme kengen live, behet nami. Do jem e para qe do te denoncoj nese do kete ndonje parregullsi me kengen time. Po te shihni te video-grafiku, eshte nje vije e drejte qe ngrihet lart panderprere. Rritja eshte graduale, une nuk i duroj dot padrejtesite dhe, nese do kishte dicka qe nuk shkonte, e sigurt qe do ta kisha denoncuar qe me pare. Kam pare me syte e mi tabulantet sepse u cudita dhe une, jane klikime te pastra 100%. Sa here organizohen mbremje me mua dhe Mandin, njerezit bejne si te cmendur pas kesaj kenge”, sqaron me tej kengetarja e njohur, e cila neper forume te ndryshme eshte akuzuar per falsifikimin e klikimeve te kenges “Te ka lali shpirt” ne Youtube.
(Panorama Plus)

Silva Gunbardhi: Klikimet Në Youtube Për Këngën Time Janë 100% Të Pastra