Silva Gunbardhi Pozon Gjithë Qejf Para Aparatit Fotografik
6-7-2013

Periudha e verës është edhe punë, edhe pushim për këngëtarët e koncerteve, kështu edhe për Silva Gunbardhin. Por, ndryshe nga artistët e tjerë, të cilët presin verën për të fituar më shumë para, Silva ka hyrë në këtë stinë të nxehtë me xhepin plot, pas suksesit dhe fitimeve nga kënga "Të ka lali shpirt", që kryeson për numrim e klikimeve të marra në Youtube vetëm në pak kohë.

Pas zhurmës së krijuar për suksesin e paparashikuar me këtë këngë dhe milionat e fituara, Silva mori shumë ftesa për koncerte brenda dhe jashtë vendit. Këto ditë të fillim-korrikut, këngëtarja nga Vlora ka preferuar të marrë ca rreze për t’u shfaqur më e kuruar në daljet e saj skenike të verës.

Në mbi 10 vite në skenë ajo dukej se kishte ruajtur të njëjtat linja si në fillimet e saj, ndërkohë që në këtë foto të bërë në plazh pak ditë më parë, shihet se së fundi ka marrë shumë kile. Gjithsesi, Silva duket se ndihet mirë me peshën dhe format e saj, përderisa pozon gjithë qejf para aparatit fotografik.
Nuk i fsheh bindjet e saj të majta dhe fotografohet me Megin e PS-së
Janë në profesione krejt të ndryshme, por janë mikesha. Megi Ajtyresa, një nga politikanet më të reja në moshë të PS-së dhe Silva Gunbardhi, këngëtarja e njohur nga Vlora, duket se ndajnë bashkë bindjet politike të majta. Dihet që Megi, një nga kandidatet për deputete të Partisë Socialiste në Shkodër, aspiron për të depërtuar mirë në politikë, ndërsa këngëtarja Silva, e cila theu rekord para pak muajsh në Youtube me këngën e saj "Të ka lali shpirt", deri tani bindjet politike i ka mbajtur të fshehta. Madje, kur ishte e ftuar në emisionin "Zonë e lirë", Silva refuzoi t’i këndonte Kryeministrit Berisha, duke pohuar se ishte origjinale dhe nuk ndikohej lehtë nga kahet politike. Në fakt, duket se më shumë sesa kjo, ai qëndrim ishte një vendosmëri e shprehur nga ana e saj për të mos tradhtuar bindjet e saj të majta në politikë. Ndërkaq, Silva është nga të paktat artiste apo femra të ekranit që është parë të shoqërohet nga Megi jashtë politikës, përveç miqësisë së saj të ngushtë me gazetaren Kozeta Kurti.

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
 Shën Shtjefni, Protomartir Shën Shtjefni, Protomartir
 Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
 Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
 Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
 Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
 Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
 Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
 Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
 Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet" Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0