Silva Gunbardhi, Lidhja Mes Këngëtares Nga Vlora Dhe Reperit Nga Dibra
31-8-2013

Bashkëpunimi i tyre në klipin më të klikuar "Të ka lali xhan" i afroi me njëri-tjetrin në një histori dashurie që tashmë nuk mund ta fshehin. Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi dhe reperi nga Dibra, Dafi Derti, po jetojnë një lidhje dashurie të cilën edhe pse e kanë bërë publike në profilet e tyre në Facebook me shumë foto pushimesh në Himarë dhe kudo ku kanë dhënë koncerte këtë verë, kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm, duke mos dhënë detaje të hollësishme në media. Të pyetur nga gazeta "Panorama" për të treguar më shumë rreth kësaj historie dashurie, ata kanë pohuar të dy se janë të hapur të flasin për çdo gjë tjetër në media, përveçse për jetën private dhe sidomos për këtë lidhje. Kjo për faktin se ata preferojnë të mos japin asnjë informacion më shumë me gojën e tyre, duke e ruajtur me fanatizëm lidhjen, edhe pse tashmë dalin hapur si çift dhe duken se janë shumë të lumtur.

Kjo është hera e parë që Silva, e cila ka mbi një dekadë karrierë në muzikë, komentohet për një histori dashurie në media. Kurse reperi Dafi Derti u bë i njohur pikërisht në hitin e tyre të fundit, "Të ka lali xhan", dhe pas këtij suksesi thuhet se ai e shoqëron Silvën në të gjitha koncertet e saj, pasi tashmë bashkëpunojnë në muzikë, dhe ai ka qenë protagonist në disa këngë të saj. Të dy këngëtarët jo vetëm që kanë për foto profili në Facebook fotot të tyre në çift, por edhe i komentojnë ato, fakt që tregon se ata janë shumë të afeksionuar pas njëri-tjetrit dhe po jetojnë një lidhje me të vërtetë pasionante.
Silva Gunbardhi
Te Ka Lali Shpirt
[Teksti dhe Klipi]
(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
 Shën Shtjefni, Protomartir Shën Shtjefni, Protomartir
 Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
 Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
 Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
 Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
 Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
 Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
 Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
 Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet" Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0
