Silva Gunbardhi, Më Ka Dafi Shpirt, Më Ka Dafi Xhan
9-11-2013

Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi, duket se ka hyrë në një fazë ndryshe të jetës së saj, pas fejesës me reperin nga Dibra, Dafi Derfi, në shtator. Silva në profilin e saj në facebook ka postuar foto me unazat që ata kanë shkëmbyer. Ceremonia e fejesës është organizuar nga çifti disa javë para ditës së saj të lindjes, në fillim të nëntorit. Silva ka festuar kështu ditëlindjen e saj në një darkë intime me Dafin, i cili i ka dhuruar një tufë trëndafilash të kuq me këtë rast. Ajo ka realizuar një foto me tortën e ditëlindjes, ku ka preferuar të mos zbulojë moshën me anë të qirinjve të vendosur në të.
Kjo është ditëlindja e parë që Silva feston me Dafin, ndërkohë që ditët e tyre romantike ata po i kalojnë duke u marrë me hipizëm dhe duke u praktikuar për të qëndruar me kalë, që ndoshta do të jetë dhe mënyra se si ajo ka vendosur të bëjë ceremoninë e martesës. Edhe pse e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për mediat, Silva dhe Dafi u shfaqën kudo si një çift i konsoliduar. Ata u lidhën bashkë gjatë bashkëpunimit që patën në klipin shqiptar më të klikuar të të gjitha kohërave, me titull "Të ka lali xhan".

Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi dhe reperi nga Dibra, Dafi Derti, janë ndier aq mirë me njëri-tjetrin, sa shpesh kanë shfaqur shenja supersticioziteti dhe frike për vazhdimin e lidhjes së tyre. Kjo është hera e parë që Silva, e cila ka mbi 10 vite në skenë si këngëtare, komentohet për një histori dashurie në media. Kurse reperi Dafi u bë i njohur së fundi me hitin e tyre të fundit, "Të ka lali xhan". Kjo këngë ishte fatsjellëse për jetën e tyre, pasi përveç parave të fituara, ata gjetën dashurinë dhe një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Së fundi ata kanë marrë urimet nga miqtë këngëtarë për fejesën e tyre dhe për një jetë të lumtur së bashku.
(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0