TEKSTESHQIP

Simone, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Pa Kufij“

21-10-2012
Simone, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Pa Kufij“
Balerini italian Simone Pigliacelli i "Dancing with the Stars", i befasoi te gjithe duke vendosur te behet kengetar, dhe jo vetem me kaq, por edhe duke kenduar ne gjuhen shqipe.

Te merkuren e kaluar, ne klubin "Caramel", Simone ka prezantuar me sukses videon e tij te pare me titull "Pa kufi" (kliko per video) ku ishin te pranishem miqte e tij dhe disa fytyra publike ne mesin e te cileve Agnesa Vuthaj, Elvisi i BB, Stela Kotri, Olta Ahmetaj, Elton Tozaj etj. Simone jo vetem e kendoi kengen per miqte e tij, por edhe shtoj nje performance te zjarrte me dy balerina.

"Kenga flet per nje udhetim pa limit, pa destinacion, qe nuk ka nje rruge dhe cdonjeri nga ne ne jete duhet te pershkoje nje udhetim te tille. Kjo ka lidhje edhe me jeten time ne Shqiperi dhe 'braktisjen" e Romes, nese do ta quaja keshtu. Edhe une jam ne nje udhetim ku nuk e di ku shkoj...", ka thene Simone.

Kenga eshte punuar nga Kledi Bahiti (Threedots Production) me tekst te Zhakut, njeherit ish partneres se tij ne "Dancing", por qe ne fotot e promovimit qe ka postuar Simone ne facebook, nuk u pa te kishte qene e pranishme (mesiguri duke u pergaditur per VIP Shpija).
Simone
Pa Kufij
[Teksti dhe Klipi]
(Albavipnews)

Komente 0