TEKSTESHQIP

Simone: Dancing With The Stars Albania, Eksperienca Ime Më E Bukur

8-8-2013
Simone: Dancing With The Stars Albania, Eksperienca Ime Më E Bukur
Simone, balerini profesionist nga Italia i "Dancing with the stars", vjen ekskluzivisht në këtë intervistë realizuar për Teksteshqip.com. Përveçse balerin, ai e dëshmoi veten edhe si këngëtar duke nxjerr këngën e tij të parë në gjuhën shqipe, "Pa Kufij". Në vazhdim ai na flet më shumë rreth eksperiencave të tij në Shqipëri.

Teksteshqip: Simone, publiku shqiptar ju njeh si balerini i "Dancing with the stars Albania". Na trego pak si ndjehesh afër publikut shqiptar?

Simone: "Dancing with the Stars" ishte një program i cili më dha mundësinë që njerëzit të më njohin si "Simone Balerin", duke më dhënë mundësin të tregoj historinë time dhe duke vënë në dukje se kush është Simone në jetën e përditshme. Ishte një program që më dha inkurajim të eci përpara duke vazhduar me punën time dhe të vlerësohem nga njerëz siçjeni edhe ju. Unë jam me të vërtetë shumë i lumtur që publiku shqptar më ka pritur aq mirë, sa që më besoni që shpeshherë kur unë jam në Itali, ndjej me të vërtetë mungesën e publikut shqiptar. Kohët e fundit unë kam realizuar disa shfaqje në Romë ku përveqse kërcimit kam kënduar edhe këngën time në gjuhën shqipe duke shpenzuar gjithmonë fjalë të bukura të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë. Dhe e them këtë sepse kjo është e vërteta!
Teksteshqip: Në "Dancing with thë stars Albania 2" kërcyet me partneren tuaj Agnesa Vuthaj (Miss Shqipëria 2004). Na trego pak si ishte kjo eksperincë për ty?

Simone: "Dancing with the stars Albania 2" ishte një eksperiencë shumë e bukur duke qenë se përjetova emocionet e garës bashk me Agnesën. Shpesh ndjej nostalgji sepse Agnesa ishte një tip shumë serioz ndërsa unë nje person më i qeshur. Por Agnesa i don shumë njerëzit ndaj dhe kjo është arsyeja që unë e admiroj shumë. Ajo ishte një person shumë i veçantë dhe koha e kaluar në Dancing with the stars ishte me emocione dhe sidomos gjatë pritjes së vlerësimit, por sigurisht që edhe jasht studios televisive ishim shumë mirë së bashku?
Tekstehsqip: Ju ishit pjesë edhe e "Dancing with the stars Albania 3" ku si partnere patët Inida Gjata "Zhaku". Ne trego pak si ishte të kërceje me të?

Simone: Gjithashtu atë vit me Zhakun ishte një eksperiencë shumë e bukur duke qenë se Zhaku më jepte shumë energji sepse sihte një person i vendosur që ka shumë ide për argëtim. Poashtu atë vit ishte viti im i dytë në Shqipëri dhe do të ngelet gjithmonë në zemrën time.

Teksteshqip: Ju jetoni në Itali, por nganjëherë vini edhe në Shqipëri. Na tregoni pak sa shpesh udhëtoni?

Simone: Për momentin jam në Itali sepse jam duke punuar por presë të vij sa më shpejt në Shqipëri sepse nuk dua ta humbas asnjë çast. Unë udhëtoj shpesh për shkak të punës sime dhe shpesh herë nuk gjej kohë as për pushim. Por unë e dua punën time edhe pse shpesh herë më ndodh të jem larg familjes dhe larg të dashurve të mi.
Teksteshqip: Simone, ju poashtu keni nxjerrur në treg këngë tuaj të parë "Pa kufij". Na trego pak më shumë rreth këtij projekti?

Simone: Të realizojë "Pa kufij" dhe të këndoj ishte një ëndërr e parealizuar në sirtar, duke qenë se nuk e kam patur asnjëherë rastin të këndoja. Por pastaj falë "threedots" realizova ëndërrën time dhe kësht nxorra në treg këngën "Pa kufij". Kënga flet për një periudhë të jetës sime, sepse unë jam duke ecur në një udhëtim pa destinacion. Unë nuk e di se cila është rruga e drejtë por e di që ky udhëtim ka për të më sjell një fund. Dhe realizimi i këngës në gjuhën shqipe ishte burim i dëshirës për të mësuar më shumë gjëra, dhe tani miqt e mi më quajnë Pa kufij(qesh).

Teksteshqip: Sa jeni i angazhuar gjatë stinës së verës me muzikë ose me balet?

Simone: Këtë verë s'kam bërë fare pushim sepse kam qenë shumë i angazhuar me vallëzim dhe më muzikë, unë jam duke e shijuar këtë sukses në të cilin jam çdo ditë në rritje sepse unë çdo ditë kam fronin e një audience të mrekullueshme. Edhe pse kjo gjë më bën tejet të ngarkuar me punë.

Teksteshqip: A do të jeni sërish pjesë e "Dancing with the stars Albania"?

Simone: Ende nuk kam marrë ndonjë ftesë nga produksioni për të qenë pjesë e këtij formati por unë do të filloj punë së shpejti nga shtatori deri në dhjetor në kanalin televisiv "Rai Uno" dhe besoj se do të jetë një format i ngjashëm me "Dws". Por mua më pëlqen "Dancing with the stars" dhe falë tij kam arritur të krijojë imazhin tim si Simone. Ndaj unë shpresoj që një ditë të jem sërish pjesë e tij.
Teksteshqip: Po pushimet verore ke vendosur ku do ti kalosh?

Simone: Tani për tani nuk kam kohë për pushime, por do të jem pak i lirë të kalojë vetëm ca ditë në "Sardenje", dhe mbetet që pushimet ti kaloj në fund të vitit.

Teksteshqip: A do të na vij Simone sërish me ndonjë këngë?

Simone: Unë kam realizuar një këngë të zhanrit pop në gjuhën angleze dhe po pres vetëm çastin e duhur për ta promovuar atë, dhe me gjithë qejf do të doja të dlte nesër por nuk është e mundur sepse jemi akoma në kërkim të sponzorizimit të videos. Dëshira ime është që videoklipin ta xhiroj në Shqipëri por do shoh se çmund të bëj.
Teksteshqip: Simone ne të falenderojmë qe gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektet e tua dhe të rejat më të fundit.Për fund dëshiron të shtosh diçka,çfarë do tu thuash fansave edhe publikut?

Simone: Unë jam shumë i lumtur që jam intervistuar nga ju dhe shpresoj të vij sa më shpejt në Shqipëri sepse e di që publiku shqiptar më do mua. Unë dua që njerëzit të bëjnë si unë dhe të mos heqin dorë, të ndjekin ëndërrat e tyre deri ne fund "Besoni në gjithçka".
Simone
Pa Kufij
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip)

Komente 4