TEKSTESHQIP
Sinani Vllasaliu & Besnikët - Gurbeti
Sinani Vllasaliu & Besnikët
Gurbeti

Në mënyrë që ta shijojmë edhe më shumë, krijimi muzikor u prezantua para audiencës i realizuar edhe me videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 17 Shkurt 2016.
Teksti :: Song Lyrics
Ka shumë vite që kanë kaluar
Prej atë ditë që je larguar
Tuj të pritë të guri i lotit
Biri i nënës mot' mas moti

Linde djalë trim si zana
Me mundime të rriti nana
T'bana darsëm t'pruna nuse
Një ditë ike ma s'u duke

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e

-II-

E harrove vendin tonë
Si s'pëlcet e mjera nanë
A është gjallë a ku ka mbetë
Si nuk plasë kjo zemra e shkretë

Linde djalë trim si zana
Me mundime të rriti nana
T'bana darsën t'pruna nuse
Një ditë ike ma s'u duke

U rrit djali lis ndër burra
Për me u ulë n'kuvend me burra
Nuk e njeh babanë e vet
Votra hapur po të pret-e

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e...

DËRGOI:
Komente 0