>
BIOSHQIP

Skivi Eshte Shumë I Dashuruar, Por Jo Me Ronelen

30-06-2012
Eshte shumë i dashuruar. Është aq i dashuruar sa ka ngjallur kureshtje te të gjithë ata që e kanë parë. Bëhet fjalë për Visar Shalën ose siç njihet ndryshe artistikisht Skivi. Anëtari i grupit "Skillz" prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me një vajzë nga Kosova e cila jeton në Amerikë. Gjatë muajve të nxehtë të verës brunia bukuroshe është parë të rrijë orë e çast pranë të dashurit të saj Skivi.

Duket që çifti e kanë marrë kaq seriozisht lidhjen sa mes miqve të tyre kanë filluar të përhapen thashethemet që së shpejti pas Getoarit dhe Florentës një tjetër anëtar i BabaStars do të fejohet dhe bëhet fjalë pikërisht për Visarin. Megjithatë, çifti ende nuk kanë bërë publike një lajm të tillë por pohojnë se janë duke shijuar në maksimum lidhjen e tyre.
(Bluetooth)

Skivi Eshte Shumë I Dashuruar, Por Jo Me Ronelen