TEKSTESHQIP
Sokol Gjakova - I Lumtur Nuk Jam
Sokol Gjakova
I Lumtur Nuk Jam

Është fakt që klipet kanë një impakt të veçantë, ndaj, projekti muzikor është finalizuar tek audienca e gjerë i realizuar nga sfera vizuale me klip muzikor, produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e Pixels Production. Videoklipi u publikua me datë 17 Maj 2012. Kënga është kompozuar në bashkëpunim nga Afrim Macula & Enis Presheva, ndërsa teksti është krijuar nga Arsim Bunjaku.
Teksti :: Song Lyrics
Kur të thash që s’më pelqen
nuk e pata më gjithë mend
prej që shpinen ta kam kthy
si i vërber jam pa ty

Të kam dashur më gjithë shpirt
e jo veq për dy tre ditë

Refren: (x2)
E sot krejt i kam
por i lumtur prap nuk jam
pse mendova më tu nda
kur e di që nuk s’muj pa të pa

Kur te thash se mori fund
ishte një gabim më shumë
s’mund të ndahem unë aq lehtë
s’pse zemra ndryshe flet

Të kam dashur më gjithë shpirt
e jo veq për dy tre ditë

Refren: (x2)
E sot krejt i kam
por i lumtur prap nuk jam
pse mendova më tu nda
kur e di që nuk s’muj pa të pa
Komente 0