>
BIOSHQIP

Reagon Soni Malaj: Flet Për Arsyen E Ndarjes Nga Bashkëshorti

13-10-2015
Këngëtarja Soni Malaj është përfolur shumë kohëve të fundit sidomos pas ndarjes nga bashkshorti i saj Mirko Lukareni.

Pavarësisht se lajmi u bë i ditur, nuk pat asnjë reagim as nga Soni e as nga Mirko, e ndërsa ishin mediat që aluduan se shkas i ndarjes së tyre mund të ketë qenë largësia mes çiftit.

Por Soni ka reaguar me një postim në rrjetin e saj social në Instagram ku ka shpjeguar për ndjekësit e saj se cila ka qenë arsyeja e vërtetë që ata janë ndarë:

"Kam qene shume e vogel kur enderroja te ngjitesha ne skene dhe fale familjes sime,te cilet kane qene gjithmone aty per mua, ne cdo sfide,qe me ka servurur jeta,besoj qe,ne nje fare menyre ja kam dale.Gjithsesi vite me pare,une mora nje vendim shume te rendesishem per jeten dhe karrjeren time.Ne kohen kur kenget e mija mbanin vendet e para ne tv,radio,festivale,diskoteka une vendosa te heq dore nga endrra ime me e madhe dhe kete e bera me koshience te plote.Doja te krijoja nje familje timen.Nje shprehje thote 'Nese ben punen qe ke dashur gjithmone,atehere do te duket qe nuk ke punuar kurre' Gjithsesi dashuria me bindi te hiqja dore e ti perkushtohesha familjes sime dhe vajzes qe pas pak kohe do te sillja ne jete.Gjeja per te cilen jam krenare e do ta mbroj me fanatizem gjithmone,eshte familja ime.Kohet e fundit shikoj qe jam bere kryefjala e te gjithave gazetave.

Diskutohet ndarja ime nga bashkeshorti.Deri ketu eshte gjithcka ne rregull.Me tej lexoj 'Ndahet Soni per te vazhduar karrjeren'!!!!

Kjo me duket e tepert! Nuk mendojne keto pseudo gazetare,qe ne kemi nje vajze e cila do rritet e neser do lexoje kto arsye absurde per nene e saj?!!Ju gazetare te "nderuar",vetem emrin me dini por, asnjehere nuk e dini arsyen e ketij divorci. Ju siguroj si une ashtu dhe bashkeshorti im,qe jemi njerez qytetare,qe e kemi marre bashke kete vendim.Nuk duhet te kete patjeter nje element gazetaresk qe te ndahet nje cift.Dashurine nuk e mbajme dot me zor ne zemer.Dashuria ndonjehere nuk mjafton.Ndaj gjithe dashurine qe ne kishim per njeri tjetrin,ia japim Annes.Jemi te vendosur, qe rrugetimin e rritjes se Annes do ta bejme te dy,pa kushte.Thjeshte se ne jemi te rritur e te vaksinuar dhe kur mbaron nje dashuri eshte e kote te kerkosh arsye.Mos me thoni qe nuk e dinit kete.

Me lejoni te falenderoj,ata pak gazetare,qe nuk e percollen fare kete lajm,ruajten privatesine time dhe preferuan te flisnin per te rejat e mija ne fushen e muzikes.Faleminderit,emisionit me te madh te show biz"Prive",Vlorijan Halilit dhe Liberta Spahiut dhe nje faleminderit atyre"miqve" te mij,qe bene te kunderten ne faqet e tyre online per disa dite rradhazi.
Ne do jemi gjithmone aty per Annen".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Reagon Soni Malaj: Flet Për Arsyen E Ndarjes Nga Bashkëshorti