>
BIOSHQIP

Ja çka Thotë Soni Për Bashkëpunimin E Saj Me Genën

13-11-2015
Këngëtarja Soni Malaj nuk po iu ndahet projekteve të reja muzikore. Mësohet s eajo së fundmi është duke punuar në 2 duete, njërin me reperin kosovar Skivin dhe tjetrin me këngëtarin nga Shqipëria, Genën.

Kënga e saj e re me Genën sapo ka përfunduar së inçizuari në studion e kompozitorit Edlir Begolli, e ndërsa e pranishme gjatë inçizimit të këngës ka qenë edhe tekstshkruesja Rozana Radi.

Soni ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shihet në studio gjatë inçizimit të këngës, dhe në mbishkrimin e saj ka shkruar: "Shumë e lumtur për këtë bashkpunim".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ja çka Thotë Soni Për Bashkëpunimin E Saj Me Genën