TEKSTESHQIP

Soni Malaj: Divorci, Dështim I Jetës Sime; Shkaku, Kulturat E Kundërta

17-1-2016
Soni Malaj: Divorci, Dështim I Jetës Sime; Shkaku, Kulturat E Kundërta
Soni Malaj ishte në qëndër të mediave muajt e kaluar pas ndarjes nga bashkshorti i saj Mirko Lukareni, me të cilin ishin bashk 5 vite, dhe nga ajo martesë erdhi në jetë edhe bukuroshja e tyre Ana.

Megjithatë gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Në një intervistë për "Prive", Soni ka rrëfyar gjithçka mbi 2015-tën, të cilën e cilëson si një vit që ka nisur mirë por që ka përfunduar tmerrësisht keq, kjo edhe për shkak të humbjes së babait të saj në fund të vitit të kaluar.

Ajo madje ka treguar edhe arsyen e vërtetë pse u nda nga Mirko. Ajo ka thënë se shkas për divorc u bënë kuluturat e kundërta, ngase Mirko nuk donte të jetonte në Shqipëri sepse kishte projektet e tij në Itali, njëlloj dhe Soni nuk mund të shkonte atje për shkak të angazhimeve në Shqipëri.

Kjo është arsyeja që qoi edhe në divorc, megjithatë Soni tha se ruan ende marrëdhënie miqësie me Mirkon për shkak të vajzës.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0