Soni Malaj Flet Për Ndarjen, Me Emocione
24-1-2016
Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e ftuar së fundmi nga gazeta "Panorama" në Shqipëri për një intervistë ekskluzive, e ndërsa ka dhënë edhe disa detaje nga ndarja me ish bashkshortin e saj, balerinin Mirko.
"Viti i kaluar filloi mirë dhe thashë sa mirë do shkojë, pastaj filluan goditje pas goditje, derisa erdhi në goditjen finale… Kjo është jeta, do t’i përballosh. E mira është që ta përballojmë me një lloj reflektimi nga mbrapa dhe duhet të mos humbasim anën humane", tregon në këtë bisedë këngëtarja e njohur Soni Malaj, e cila pavarësisht asaj që i ka ndodhur, ka nisur punën për projektet që i ka lënë në gjysmë.
"Ne jemi në studio dhe normalisht projektet duheshin mbyllur vitin e kaluar. U shtynë për shkak të gjërave që ndodhën, se jam akoma e trishtuar. Do të dalin këtë vit. Por ajo që kam dashur prej kohësh, janë bashkëpunimet, më pëlqejnë shumë. Do të kem shumë bashkëpunime me miq të mi, do të bashkojmë rryma të ndryshme se është diçka më e këndshme", shprehet Soni, e cila ka vendosur të flasë edhe për divorcin e saj me Mirkon.
"Ato që janë thënë, nuk janë të vërteta, e vërteta është se me Mirkon gëzojmë akoma respekt dhe miqësi, kemi një marrëdhënie shumë miqësore dhe vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e vajzës. Për mua ishte një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc, është një dështim shumë i madh. Për artistët lidhjet nuk janë si për personazhet e zakonshëm, ne vuajmë shumë presionin e mediave, publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, është shumë e vështirë të mbash një lidhje. Divorci erdhi kryesisht nga kulturat e kundërta, megjithatë e rëndësishme është se pavarësisht asaj që janë munduar të abuzojnë, për njëri-tjetrin kemi respekt maksimal. Akoma nuk kam gjetur qetësinë shpirtërore" - kanë qenë fjalët e Sonit.

(B.A/Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0