Festa e Vitit Të Ri
Festa e ndërrimit të viteve
Dita e Vitit të Ri është një festë që njihet në mbarë botën dhe festohet më 1 Janar ditën e parë të vitit. Kjo festë festohet në vende dhe mënyra të ndryshme psh, me fikshezjarre, paradë dhe shumica e njerëzve reflektojnë mbi vitin që lanë pas për gjërat të cilat kanë bërë dhe për prespektivat e Vitit të Ri. Shumë njerëz në mbarë botën e festojnë Vitin e Ri me njerzit më të dashur duke përfshirë traditat me qëllim që të sjellin fat dhe mbarësi në vitin e ardhshëm. Shumë vende e festojnë në mënyrën më unike sipas traditave të vendit dhe familjes nga vijnë ndër breza. Prandaj shumica e njerzve mundohen që me Vitin e Ri që vjen të bëjnë gjëra më pozitive dhe më frytdhënëse në jetën e tyre.
Viti i Ri është një ndër festat më të vjetra e cila edhe sot vlerësohet në mënyrën më të veçantë. Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit. Ky festim është krijuar mijëra vjet më parë në Babiloninë e Lashtë, gjatë kësaj kohe shumë kultura të ndryshme kanë përdorur ciklin e diellit dhe të hënës për të vendosur ditën e parë të Vitit të Ri. Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i 'sinkronizuar' me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi.
Përmbajtja e festimve ka ndryshuar ndër breza. Ndërsa festimet e hershme ishin më pagane në natyrë, duke festuar ciklet e Tokës, tradita e Krishterë kremton festën e rrethprerjes së Krishtit në ditën e Vitit të Ri. Në shekullin e njëzet festa ishte e lidhur me kombësinë, marrëdhëniet dhe analizën e vetvetes sesa një feste fetare edhe pse shumë njerëz ende ndjekin traditat e vjetra.
Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci. Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare. Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.

Si Santa Klaus
Videoklipe premiere
📆 30 Dhjetor 2025 18:13
📆 25 Dhjetor 2019 19:00
Poezi Për Vitin e Ri
- ▸ Alban Kënuti - Kur Troket Viti I Ri
- ▸ Alban Kënuti - Nostalgjia E Vitit Të Ri
- ▸ Natasha Limaj - Gëzuar
- ▸ Qëndresa Prapashtica - Kangët E Vitit Të Ri
- ▸ Poet Anonim - Viti I Ri
- ▸ Qani Seferaj - Vit I Ri Plot E Plot
- ▸ Darla Cepele - Dimri Plak
- ▸ Xhovana Jahja - Viti I Ri
- ▸ Rinora Krasniqi - Viti I Ri
- ▸ Geni Zyberi - Ja Na Erdhi Viti I Ri
- ▸ Alketa Sylejmanaj - Urime Shok E Shoqe
- ▸ Qani Seferaj - Babagjyshi
- ▸ Fatmir Çitaku - Viti I Ri
- ▸ Shkendije Duka - Dhjetori
- ▸ Xhevahir Spahiu - Nata E Vitit Të Ri
- ▸ Labinot Feka - Viti I Ri
- ▸ Enisa Baku - Babagjyshi I Vitit Te Ri
- ▸ Qani Seferaj - Viti I Ri 2020
- ▸ Arben Dreshaj - Viti I Ri (Nostalgji)
- ▸ Egla Manjola - Viti I Ri
- ▸ Poet Anonim - Viti 2022
- ▸ Yllka Ibrahimi - Viti I Ri
- ▸ Anisa Frasheri - Dimri
- ▸ Aferdita Salihu - Babadimri
- ▸ Doris Kasaj - Fundvit!
- ▸ Elvis Kungji - Festat Po Afrojne
- ▸ Dhurata Duka - Viti I Ri
- ▸ Shaqir Nina - Vitit Te Ri
- ▸ Sahit Shala - Gëzuar Festat!
Më Shumë Këngë Për Vitin e Ri
- ▸ Alar Band - Ja Na Erdhi Viti I Ri
- ▸ Kenge Per Femije - Viti I Ri
- ▸ Irfan Sula - Viti I Ri
- ▸ Elsa Lila - Medalioni
- ▸ Haxhi Dauti - Viti I Ri
- ▸ Golden G - Viti I Ri 2026
- ▸ Armend Rexhepagiqi - Një Vit I Ri
- ▸ Liri Lushi - Viti I Ri
- ▸ Mandi - Viti I Ri
- ▸ Fatmir Sula, Eri Qerimi & Soni Vogel - Viti I Ri 2026
- ▸ Vera Çarku - Hajde Hajde Viti I Ri
- ▸ Hysni Klinaku & Artan Bakija - Mire Se Vjen Viti I Ri
- ▸ Franci Rrasa - Gezuar Vitin E Ri
- ▸ Dizara Tahiri - Pema E Vitit Te Ri
- ▸ Françesk Radi - Kartolina
- ▸ Burbuqe Rada - Viti I Ri
- ▸ Adea Latifi - Viti I Ri
- ▸ Nikollë Nikprelaj - Ja Na Erdhi Viti I Ri
- ▸ Mihrije Braha - Viti I Ri (Fishekzjarret)
- ▸ Elsa Lila - Gëzuar Shpirt Vitin E Ri
- ▸ Enxhi (Ishulli I Fëmijëve) - Ja Po Vjen Viti I Ri
- ▸ WNC - Viti I Ri
- ▸ Parashqevi Simaku - Gëzuar Vitin E Ri
- ▸ Elsa Lila - Ne Të Dy Po Festojmë Në Tiranë
- ▸ Zico Junior - 04
- ▸ Ylli Baka - Për Shum Vjet Gëzuar
- ▸ Enxhi (Ishulli I Fëmijëve) - Ding Ding, Viti I Ri!
- ▸ Xhavit Zhuniqi - Mir Se Erdhe Viti Ri
- ▸ Kaltrina Selimi & Alban Mehmeti - Ora 12
- ▸ Bashkim Alibali, Anita Bitri & Morena Reka - Kënga E Vitit Të Ri
Festa e Vitit Të Ri
{{ sortlabel }}
{{ page + 1 }}/{{ pages }}
{{ artists[caption.selected].artist }}