Stefi Prifti & Angelika Guri
Më Bukur Do Të Jetë
Më Bukur Do Të Jetë
Muzikën e këngës e kompozoi Ilir Dangellia, ndërsa autore e tekstit rezulton të jetë Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Do të doja unë këtë mbrëmje
gjithë rrugët t’i shëtisja,
thellë në shpirtin tim
të mbaja paqe e qetësi.
Kështu unë do të harroja
se në jetën time
ka ditë me ankth
dhe me shqetësim.
Sonte dashurinë
do të doja ta takoja
dhe i përqafuar
të rrija gjer në agim,
me puthje të zjarrta
asaj unë t’i tregoja
se pa të s’jetoj,
s’jetoj pa dashuri.
"Lamtumirë" një shok më tha
dhe në çast ndjeva vetmi.
Do ta gjente ndoshta vallë
atje larg lumturinë?
Refreni:
Jo, shpresë që unë të ndeza,
ti kurrë në jetë mos më braktis
se jam i ri dhe dua që jeta
të jetë e bukur, e mirë.
Mbaj në krahë
një zog të bardhë,
një shpresë, një ndjenjë
që është dashuri
se jam i ri
dhe them se jeta
do të jetë
e bukur, e mirë.
gjithë rrugët t’i shëtisja,
thellë në shpirtin tim
të mbaja paqe e qetësi.
Kështu unë do të harroja
se në jetën time
ka ditë me ankth
dhe me shqetësim.
Sonte dashurinë
do të doja ta takoja
dhe i përqafuar
të rrija gjer në agim,
me puthje të zjarrta
asaj unë t’i tregoja
se pa të s’jetoj,
s’jetoj pa dashuri.
"Lamtumirë" një shok më tha
dhe në çast ndjeva vetmi.
Do ta gjente ndoshta vallë
atje larg lumturinë?
Refreni:
Jo, shpresë që unë të ndeza,
ti kurrë në jetë mos më braktis
se jam i ri dhe dua që jeta
të jetë e bukur, e mirë.
Mbaj në krahë
një zog të bardhë,
një shpresë, një ndjenjë
që është dashuri
se jam i ri
dhe them se jeta
do të jetë
e bukur, e mirë.
- Publikimi: 01/12/1992
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor: Stefi PriftiAngelika Guri
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0