TEKSTESHQIP
Stefi Prifti - Ti Nuk Më Do
Stefi Prifti
Ti Nuk Më Do

Muzikën e këngës e kompozoi Ilir Dangellia, ndërsa për fjalët e këngës u përkujdes Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Kisha aq dëshirë të vija tek ky vënd
të zgjoja një ndjenjë të tretur nëpër ditë,
ndonëse përsëri jetoj kujtimin tënd,
puthjen tënde unë ende mbaj në buzë.

Një ankth më pushton,
në shpirt më bën të vuaj.
Eh ç’nuk do të jepja
ashtu si atëhere
të dëgjoj nga ty
fjalën "të dua", "të dua".

Qëndroj në një cep të dritares,
i qetë, pa psherëtima, pa zë,
më kot, sytë i kam të verbuar,
nuk mundem të shoh asgjë.

Dikush më thotë: "Kështu është jeta
dhe ndarje e takime sjell".
O njerëz ju lutem më lini vetëm
nuk dua të dëgjoj askënd.

Refreni:
Ti nuk më do, e shoh tek sytë
ato si më parë nuk më flasin jo.
Ti nuk më do, e ndjej te buzët
akull janë, nuk digjen jo.

Ti nuk më do, e ndjej tek fjalët
se ato tani janë të zbehta, të ftohta.
Ti nuk më do, gjithë qënia ime
më thotë:"Ti nuk më do, nuk më do".

Diçka më ngushton në kraharor
dhe shpirtin e kam të trazuar.
Këto çaste nuk po e kuptoj,
jam apo s’jam i dashuruar.
Komente 0