TEKSTESHQIP

Stela Risto
Vështirë Të Flas, Vështirë Të Puth
Lyrics

Valixhet mbledhur, kjo rrëmujë
mban brënda largimin tënd,
vështirë të flas, vështirë të puth
veç ikjen tënde kam ndërmend.

Më vjen të ulem, t’i hap të gjitha
e të të them: “Mos u nis sot!”.
Kemi lënë aty o ëndrrat tona,
sa mall, ndjenjë e zjarr edhe lotë.

Ref. Nuk mundet kurrë kjo histori
të mblidhet, të paketohet kështu,
të ikësh tutje, oh sa larg
me një bagazh, pa lënë gjurmë.

Vështirë të flas, vështirë të puth
veç puthjen tënde mbaj në buzë.

Vështirë të flas, vështirë të puth
veç iken tënde s’harroj kurrë.