TEKSTESHQIP
Suad Shaptafi - Nanë
Suad Shaptafi
Nanë

Kënga është përshtatur me vargje nga Veneranda Avgustini, ndërsa për produksionin audio është përkujdesur Kolë Oroshi. Asgjë nuk iu la rastit, prandaj projekti i ri është finalizuar tashmë para publikut me shije me anë të një videoklipi, video produksioni i të cilit u krijua nga Power Media. Kjo premierë është transmetuar më 5 Mars 2026 dhe duke filluar qysh nga dita e parë komentet ishin mjaft pozitive.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nanë, dashni e jetës,
Ti je copë e zemrës
Çdo minutë pa’ ndalë
Ti veç dashni falë.

Kur thu NANË, krejt i ke thanë
Ty të du sa du Zotin
Kurrë vet s’mke lanë
Veç ti ma fshine lotin.

Kur e shoh shpinë e vjetër,
Me lotë më mbushen sytë.
Ishte nanë një kohë tjetër,
M’kujtohet qysh na ke rritë.

Ref:(X2)
Nanë moj ma ban hallall,
Hakut smuj t’dal sa t’jam gjallë.
Jam rritë n’prehnin tan moj nanë,
Era jote gjallë më mbanë.
Oj nanë, ti du rrudhat n’ballë,
Ishalla ma ban hallall,
Edhe dy jetë me i pas,
Smuj me ta kthy mundin tand.

Kontribuan:
Toni
Komente 0