TEKSTESHQIP
Teo Dumani & Laura Kuca - Çobanesha Me Naze
Teo Dumani & Laura Kuca
Çobanesha Me Naze

Kënga është kompozuar nga Klodian Qafoku, ndërsa teksti u përgatit nga Ilirjan Grabovaj. Për një atmosferë të shtuar, projekti për të cilin po flasim, ka ardhur tek një audiencë e gjerë në spektrin vizual edhe me klip muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Ar Visual. Kjo premierë erdhi në platformat online me datë 1 Prill 2025 dhe menjëherë mori goxha vemendje.
Teksti :: Song Lyrics
[T] Moj çobanesha me naze
Më çmënde me bukurinë
Të prita te dera e vathës
Aty ta ngrita pusinë (2X)

[L] E ç’bën kështu o azgan mali
Nuk fiton gjë me pusi
Me sevda fitohet zemra
Rrëmbehet me dashuri (2X)

[T] Po ç’të bëj dhe unë i shkreti
U çmënda nga dashuria
Kur të pash syrin e zi
Nuk durova dot për tyja (2X)

[L] Eja djalë aty në stan
Kërko dorën o azgan
Tako nënën dhe babanë
Jam e jotja po më dhanë (2X)

[T] të dua moj çobanesh
Sevdan e hodha tek tyja
Do të rrëmbej Po s’të dhanë
Betohem tek perëndia (2X)

[L&T] Jetën bashkë do kalojmë
Dorë për dore lidhur tek stani,
Mes këngësh zemrat gëzojmë,
Si hena që ndriçon malin (2X)

VIDEOKLIPE

Komente 0