TEKSTESHQIP
Teo Dumani - Esmerka
Teo Dumani
Esmerka

Muzikën dhe produksionin e realizoi Klodian Qafoku, teksa këngën e punoi Ilirjan Grabovaj. Materiali artistik në fjalë përcillet i përpunuar mjaft mirë me anë të një klipi muzikor, video produksionin e të cilit e krijoi Emma Video. Video premiera u publikua më 21 Gusht 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Te porta më shkon.
Esmerka për ditë
Gjithë lezet e naze
Me syrin si dritë

U mahnita fare
Kur m’i hodhi sytë
O çfar bukurie
Vetull e qerpikë

...Refren...
Te shtegu i zallit
Të kam ngritur pritë
Do ta rrëmbej zemrën
Moj esmerk me kripë
...

Lumsi ajo nëne
Që ty të ka rritë
Yll o yll I rënë
Gjithë botën çuditë

Aman se më plase
Moj të rafët një pikë
Mëndjen seç ma prishe
T’u mbërthefte në grykë

...Refren...
Te shtegu i zallit
Të kam ngritur pritë
Do ta rrëmbej zemrën
Moj esmerk me kripë
...
Komente 0