TEKSTESHQIP

Tiri Gjoci
A Ma Thu
Lyrics

Hej,
Të të them një fjalë
A ka më vlerë?

Më trego,
A do doje t'prekja dhe një herë?

A e kujton,
Kur të prekja vdisnim pak të dy?

Sa s'është vonë,
Më trego tani kush të prek ty!

A ma thu ça dreqin doje ti,
Kur ma dhe per pak dashni!
A ma thu a ja kalova unë
A ma kaloi ai?

A ma thu ça dreqin doje ti,
Kur ma dhe per pak dashni!
A ma thu a ja kalova unë
A ma kaloi ai?

Hej,
A ma thu ça ndjen te ai më shumë?!

Unë e di,
Edhe ti,
Vetëm unë të njoh ashtu siç nuk të njeh njeri.

A e kujton çfarë ishim ne të dy?

Hajt tani,
Mos ta ni,
A ja vlejta unë apo ja vlejti ai?!

A ma thu ça dreqin doje ti,
Kur ma dhe per pak dashni!
A ma thu nëse ja vlejta unë
Mbase ja vlejti ai!