Tiri
Dielli
Dielli
Produkti muzikor erdhi para audiencës i përpunuar nga ana vizuale edhe me anë të një videoklipi muzikor, video produksioni i të cilit është krijuar nga Chill Pro. Videoklipi u publikua më 8 Tetor 2019. Melodia dhe teksti u përgatit nga Tiri Gjoci, teksa për këngën është kujdesur në studio Enis Mullaj.
Teksti :: Song Lyrics
Ulur në dritare pres diellin të perëndojë,
Po mbytem në mendime me kë të bisedoj,
Filloj e flas me vete, buzëqesh por më shumë qaj,
Pyes diellin si e bën, si mundet vallë
Është përherë i vetëm dhe s’duket i trishtuar,
Si mundet të buzëqeshë, si mund të jetë i gëzuar?
Je ti ajo që dua, s’po mundem dot pa ty
Me dhëmbje e me shpresa, buzëqesh me lot në sy
Do dalë dielli nesër dhe unë s’jam me ktu
Ulu n’vendin tim dhe pyete diellin për mu
I din ai sektetet se vete unë ja tregova
E dinë edhe për ty, sa shumë të dashurova
Pyete dhe për mua në qoftë se kam gabuar
Pyete si kam qarë e sa më ke munguar
Je ti ajo që dua, s’po mundem dot pa ty
Me dhëmbje e me shpresa, buzëqesh me lot në sy (X2)

- Publikimi: 08/10/2019
- Ora: 18:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Video produksion:
- Producent:
Komente 0