TEKSTESHQIP
Tiri Gjoci - Në Ëndërr
Tiri Gjoci
Në Ëndërr

Kompozitor është vetë artisti, për tekstin u përkujdesën Neda Balluku & Romeo Veshaj, ndërsa për orkestrimin punoi Enis Mullaj.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa e parë
Veten çdo natë e gënjej,
Ty nuk të shoh por të ndjej,
Jam i marrë, dot s'e pranoj
Kur më the më lër të shkoj

Strofa e dytë
Pse vjen në ëndrra të shoh
më prek, por më nuk të njoh
Më ndihmo, vetëm të jem
Por një fjalë, më ler të ta them

Refreni
Flit një fjalë
Dua të ndjej të gjallë
Por ti nuk flet në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Vjen ngadalë
Më përqafon me mall
Sepse s'të shoh në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Strofa e tretë
Ende me faj unë të ndjej,
Ëndrrën unë kujt t'ja rrëfej?
Jam fajtor, sot e pranoj,
Por të ndjej, dot se ndryshoj

Strofa e katërt
Dhe vjen një natë unë e di,
Unë e di do të vish përsëri,
E veç pak, pak të më ndjesh
E ky faj, të mbetet larg nesh


Refreni (2 herë)
Flit një fjalë
Dua të ndjej të gjallë
Por ti nuk flet në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Vjen ngadalë
Më përqafon me mall
Sepse s'të shoh në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

DËRGOI:
Komente 0