TEKSTESHQIP

Toney, Djaloshi I Suksesshëm Dhe I Zgjuar

21-7-2014
Toney, Djaloshi I Suksesshëm Dhe I Zgjuar
Është një ndër të rinjtë më të suksesshëm shqiptarë. Për çdo ditë rrit kërkesat ndaj vetes, duke hyrë me sukses në botën e muzikës por edhe asaj televizive. Lexim të këndshëm!

TeksteShqip: Disa detaje që ende nuk i dimë. Le ta nisim nga vendlindja juaj…

Toney: Jam nga Kosova, vend të cilin e çmoj…

TeksteShqip: Së fundi keni lancuar klipin tuaj Habibi, më thoni cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti?

Toney: Sapo kam publikuar klipin Habibi, një bashkëpunim me Liridon Hoti (Liri) & Fifti G Glold Army.

TeksteShqip: I kënaqur nga bashkëpunimi me djemtë?

Toney: Patjetër që po, por jo vetëm nga djemtë por nga i gjithë bashkëpunimi. Them se kemi bërë një punë të mirë.

TeksteShqip: çfarë të pëlqeu më shumë nga ky bashkëpunim, po ajo që të pëlqeu më pak ?

Toney: Ajo që mua më pëlqeu, ishte serioziteti në punë, kështu që, nuk pati asgjë që të mos më pëlqente nga puna me to. Gjithçka shkoi mirë.

TeksteShqip: Ka pasur skena të vështira apo të lodhshme ky klip?

Toney: Videoklipi ka zgjatur 2 ditë ndërsa lodhje nuk ka patur pasi është bërë me qejf.

TeksteShqip: A je i fiksuar me klikimet?

Toney: Klikimet kanë qenë të shumta dhe unë jam I kënaqur me suksesin.

TeksteShqip: çfarë është muzika për ju?

Toney: Muzika është jeta ime, një pasion qysh kur kam qenë fëmijë…

TeksteShqip: Jeta private, si po shkon?

Toney: Shkon shumë mirë, jam I dashuruar dhe I lumtur .

TeksteShqip: Pro apo kundër kirurgjisë estetike?

Toney: Jam pro kirurgjisë estetike në rastet e problemeve ekstreme .

TeksteShqip: Martesë apo bashkëjetesë?

Toney: Sigurisht të dyja, në kohën e duhur .

TeksteShqip: Dhe së fundi, dicka për ta mbyllur …

Toney: Intervista më e bukur që kam dhënë ndonjëherë !
Liridon Hoti (Liri) & Fifty G Gold Army
Habibi
[Teksti dhe Klipi]
(Hermes Nikaj/teksteshqip.com)

Komente 1